Protesta/ Berisha: 4 mln euro për instalacionin në Kryeministri, të mjaftueshme një muaj për ilaçet e pensionistëve. Rama një krim-ministër

Berisha Nen Shi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se po shpenzon 4 mln euro për instilacionin, me të cilin sipas tij mund të ishin paguar ilaçet e pensionistëve.

“Marshi i studentëve ishte marshi i lirisë, marshi juaj po ashtu është marshi i lirisë do të përmbysë monizmin e bazuar në krimin drogën vjedhjen e plaçkitjen. Sot secili prej jush çdonjëri këtu është në një mision, për vete, për fëmijët, vendin e kombin e tij. Në këtë mision vështirësitë janë të mëdha, por këtë mision e përmbushin studentët që paradite janë në shkollë, e më pas në darkë punojnë për parulla të kësaj protestë. Këtë mision e përmbushin të rinjtë, nënat e baballarë, gjyshër e gjyshër. Fëmijët e tyre jashtë janë sot me ne e do të jenë deri në fund”, tha Berisha.

“Cili është qëllimi këtij revolucioni? Vetëm përmbysja e monizmit, bazuar në krimin e vjedhje. Kurrë në histori nuk e ka vjedhur këtë komb si Edi Rama. Ky njeri i pashpirt vendos prapa kësaj ndërtese vazon 4 mln euro, të mjaftueshme kjo për të blerë ilaçe një muaj të gjithë pensionistëve shqiptarë, në një kohë kur ju gëzimet familjare, dasmat mezi i gëzoni se nuk keni para. Ky krim-ministër shëtit me avion me dhomë gjumi”, tha Berisha.

 

Protesta/ Berisha: 4 mln euro për instalacionin në Kryeministri, të mjaftueshme një muaj për ilaçet e pensionistëve. Rama një krim-ministër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook