Protesta/ Meta: Shndërroi PS në një bandë mafioze dhe kërkon të marrë vulën e PD-së! Sot është i panikosur

Ilir Meta 3

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me anë të presioneve mafioze ka synuar që të shkatërrojë pluralizmin në vend. Gjithashtu theksoi se tentoi të marrë vulën e Partisë Demokratike.

“Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun  e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër.. Shikoni çfarë  ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale. Këtij i duhet të vjedhë akoma më shumë. Por ne do të vazhdojmë rrugën tonë, protesta e zgjedhje. Në 14 maj do jemi këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçin”, tha Meta.

 

Arena e Lajmit

Protesta/ Meta: Shndërroi PS në një bandë mafioze dhe kërkon të marrë vulën e PD-së! Sot është i panikosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook