Shqipëria nuk arriti dot të fitonte ndaj Izraelit në Tel-Aviv duke u mposhtur me rezultatin 2-1, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Golat u shënuan nga Veiseman në minutën e 46′, Myrto Uzuni që barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 në minutën e 88′ dhe Baribo në minutën e 90+2′ u dhuroi izraelitëve fitoren dhe vendin e parë në grup.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte supergoli i Myrto Uzunit, i cili u fut si zëvendësues pas problemeve muskulore që kishte përpara disa ditëve.
Sulmuesi beratas mori një top në zonë dhe me një kthesë e ka dërguar me një “silurë” topin në trekëndësh.
Një “perlë” e vërtetë që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.
Me këtë humbje Shqipëria nuk mundi dot të merrte vendin e parë në grup, që mund të ishte një shans i mirë për të luajtur në “Play-Off”-in për Ligën A të Ligës së Kombeve.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”