Berisha tregon hapin e radhës për të marrë vulën e PD: Rekurs në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Ndërkombëtare

Berisha Mbledhje Kryesie 2

Sali Berisha ka treguar hapin e radhës që do të ndërmarrë për të fituar vulën e PD-së, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Apelit që u dha dje.

Ai ka pohuar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Do diskutojmë në mbledhje e forume, por duhet tju njoftoj se vendimi në tërësi i juristëve është që ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. Njerëzit mund të habiten si ta dërgojmë tek Sadushi, do kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi, nuk presim asgjë tjetër se aty është po ky, por ne do ndjekim procedurën në gjykatën ndërkombëtare.
Nuk ka ndodhur që në një vend të lirë të shpallet palë ajo që nuk është palë.
Por rregulli për ta dërguar në gjykatë ndërkombëtare cështjen kërkon të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit”, ka deklaruar Berisha.

Arena e Lajmit

Berisha tregon hapin e radhës për të marrë vulën e PD: Rekurs në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Ndërkombëtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook