Ndeshjet e kombëtareve nuk kanë sjellë tek Interi vetëm lajmin pozitiv të golit të Lautaros.
Marselo Brozoviç ka lënë fushën e lojës vetëm 19 minuta nga fillimi i sfidës mes Kroacisë dhe Austrisë pas një shqetësimi të ndier në kofshën e majtë duke frikësuar jo pak ambientin zikaltër.
Mënyra si mesfushori u largua mes dhimbjeve të shumta ka ngritur dyshime mbi gradën e dëmtimit, që do të përcaktohet pas ekzaminimeve të detajuara. 29-vjeçari pritet të kthehet menjëherë në Milano, ku do të mësojë dhe kohën e rikuperimit.
Për momentin në rrezik është sfida ndaj Barcelonës, pasi në atë ndaj Romës, Brozoviç do të mungojë gjithsesi për shkak kartonësh.
Një lajm i mirë ky mund të jetë për mesfushorin e Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mund të zërë vendin e Brozoviç në formacion me Interin
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”