Cllevio kundër Luizit, i kërkon bashkëpunim Butrin Imerit: Të kam vëlla hajde bëjmë një “hit” jo si këta…

Sherret mes tyre mbushën titujt kryesor të mediave roze, sherre këto që linden si shkak i sharjeve dhe ofendimeve në rrjetin social TikTok.

Së fundmi Cllevio duket se ka xhelozuar raportin e “kundërshtarit” të tij Noizyt me Luiz Ejllin për të cilin ka menduar një strategji hakmarrje.

Teksa bisedonte me fansat e tij në një video live në tik tok ai ka bërë një thirrje të hapur këngëtarit Butrint Imeri zgjedhje kjo që nuk është aspak rastësore pasi Butrinti njihet për lidhjen e dashurisë që kishte me moderatoren Kiara Tito e cila tani është bashkëshortja e Luiz Ejllit

“Bëjnë koncerta këta, unë nuk bëj dot koncerte se mua mirë që nuk më lënë këta, por këta edhe me denoncojnë mua që mos dal nga shtëpia. Normale më vjen inat, doli Lui na bën Lui tani më i famshmi. Me çfarë do bëhesh i famshëm ti duke qëndruar mbrapa Noizyn e duke kënduar terrori i natës.

Tani po të them edhe njëherë çfarë të bësh ti unë do të dal kundër. Mbaje mend çfarë do të bëj unë ty. O Butrint Imeri të kam vëlla ore, aman, ti e di çfarë artist jam unë do jetë hit, nuk do të jetë duart lart duart lart, do të jetë që buzat do të shkrihen kur të na shikojnë ne të dyve, dy trupa të palestruar. Kush është më i fortë unë me Butrintit apo unë me Noizyn”,-  dëgjohet të thotë Cllevio.

video:

 

 

@sttt.99 #fyp ♬ original sound – Pogradec47

 

 

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Cllevio kundër Luizit, i kërkon bashkëpunim Butrin Imerit: Të kam vëlla hajde bëjmë një “hit” jo si këta…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook