Demollari bën thirrje për mbështetje ndaj Kombëtares: Ka nevojë për qetësi dhe jo për gjyqe popullore

Sulejman Demollari, një nga ish-futbollistët më të njohur dhe ish-trajner i përfaqësues shqiptare, ka qenë ndër ata që kanë bërë thirrje që humbja ndaj Izraelit të mos bëhet dramë. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka insistuar që kjo situatë të mos kthehet në një gjyq publik.

demolari

Bindja e ikonës së futbollit shqiptar është që skuadra do të dijë të reagojë, menjëherë sapo të fillojnë eliminatoret e Europianit.

POSTIMI I DEMOLLARIT

Humbjet janë gjithmonë të vështira për t’u përtypur, akoma më shumë kur ndodhin në ndeshje të rëndësishme. Por futbolli i tillë është dhe koha për të “qarë” atë që ka ndodhur është ndonjëherë më e dëmshme se vetë humbja. Tani kjo skuadër duhet të ringrihet, ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për qetësi dhe jo për gjyqe popullore.

Përpara kemi ndeshje të rëndësishme, shumë shpejt afrojnë edhe eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Unë besoj se ky grup, këto djem, do dinë të na bëjnë krenar e të na dhurojnë gëzime të mëdha. Kanë një rrugë të madhe për të bërë përpara dhe së bashku me mbështetjen e të gjithë ambientit futbollistik do të shkojmë larg.

Detyra jonë është vetëm një: T’i qëndrojmë pranë e t’i këshillojmë!

ddddddddd

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Demollari bën thirrje për mbështetje ndaj Kombëtares: Ka nevojë për qetësi dhe jo për gjyqe popullore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook