“Do mbështesim kandidatët e Primareve”, Meta: Rama në panik, t’i shuajë shpresat nëse mendon se…

Ilir Meta Ne Vaun E Dejes

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Vaun e Dejës, iu bëri thirrje mbështetësve që tij që ta kthejnë 14 majin, ditën e zgjedhjeve, në referendum.

Ai tha se Rama duhet t’i shuaj shpresat nëse mendon se opozita s’do të marrë pjesë në zgjedhje. Meta dha garancinë se Partia e Lirisë do të mbështesë kandidatët e dalë nga Primaret.

“Por përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka njohuritë më minimale ne jurisprudencë, Rama tregoi panikun e thellë në të cilin është nga zgjedhjet që po vijnë, nga opozita e vërtetë, deligjitimoi tërësisht qeverisjen e vet. Çdo shpresë e tij se opozita do mungojë në 14 maj të jetë qartësisht e shuar për cilindo, opozita do jetë më 14 maj te qendrat e votimit, do i kthejë zgjedhjet e 14 majit në një referendum për pluralizmin në Shqipëri. Kemi një pushtet vendor monist, një pushtet vendor diskriminues e jo transparent”, tha Meta.

Arena e Lajmit

“Do mbështesim kandidatët e Primareve”, Meta: Rama në panik, t’i shuajë shpresat nëse mendon se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook