Dueli në Kupë ndaj kurbinasve, Devolli do surprizën sot kundër Laçit

Devolli po u jep fund përgatitjeve për fillimin e kampionatit të Kategorisë së Dytë, ndërkohë që sot do të luajë në një takim të vlefshëm për Kupën e Shqipërisë kundër Laçit elitar.

Devolli

Grupi i Devollit është i plotë dhe tekniku Malësia mendon të aktivizojë 11 futbollistët më të mirë në këtë takim, edhe pse e gjithë vëmendja është e përqendruar në takimin e javës së parë me Pogradecin, takim i cili luhet në transfertë.

Devolli gjithsesi do t’i marrë takimet një nga një dhe futbollistët janë optimistë se do të arrijnë sot një rezultat pozitiv.

Takimi do të luhet sot në orën 15.00 në stadiumin e Devollit dhe pritet të ndiqet nga qindra sportdashës bilishtarë, që do të inkurajojnë ekipin.

THANAS GJATA – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Dueli në Kupë ndaj kurbinasve, Devolli do surprizën sot kundër Laçit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook