Kombëtarja e futbollit e Letonisë ka arritur të sigurojë ngjitjen në Ligën C të këtij kompeticioni duke fituar vendin e parë në Grupin 1 të Ligës D. Një sukses që erdhi edhe pse nuk ia doli të fitonte ndeshjen e fundit, atë ndaj Andorrës e cila konfirmoi se është në formë të mirë.
Gutkovskis shënoi golin e avantazhit për letonezët në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, por u arrit në fund nga Rosas i cili vulosi barazimin 1-1. Kështu, Letonia u ngjit në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Moldavia të cilës nuk i shërbeu as suksesi 2-0 ndaj Lihtenshtejnit për të siguruar ngjitjen më lart pasi rezultatet direkte mes dy skuadrave ishin në favor të letonezëve.
REZULTATET
Andorra-Letoni 1-1
Moldavi-Lihtenshtejn 2-0
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”