Erjola Doci njihet për deklaratat e saj të bujshme dhe këtë herë ka “piketuar” futbollostin shqiptar Eros Grezda. Sipas saj, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”.
“E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”!”- tha ajo teksa shtoi: “Bëhu burrë!”
Teksa për jetën private të Erjolës nuk dihet asgjë, futbollisti aludohet prej kohësh se është hedhur në krahët e një modeleje. Kohëve të fundit është përfolur se futbollisti ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij me modelen spanjolle.
Nga ana tjetër, futbollisti është shfaqur më i tërhequr nga zhurma mediatike, duke preferuar të mos prononcohet rreth lidhjes me bukuroshen spanjolle. Ai ka qenë në një lidhje me Oriola Marashin nga e cila u nda pas shumë ulje-ngritjesh.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”