Kopi Çerepi, zëvendëstrajneri i ekipit të Pogradecit foli për “Panorama Sport”, në lidhje me ndeshjen e sotme në Pogradec në 15:00 ndaj Bylisit në Kupë. Ai kërkon kualifikimin, pavarësisht se Bylisi luan në Kategorinë Parë, teksa tregon se ekipi është i plotë.
“Ne do të synojmë kualifikimin. I kemi të gjitha mundësitë. Skuadra është e plotë, nuk kemi mungesa. Cilësitë nuk na mungojnë dhe kemi zhvilluar në kushte perfekte të gjitha seancat stërvitore.
Ekipi është i konsoliduar dhe pavarësisht kategorisë, ku po militojmë këtë vit, ne sërish mbetemi ekip me traditë në futbollin shqiptar.
Kjo është një arsye më tepër pse ne do të kërkojmë kualifikimin”, u shpreh Çerepi në prononcimin për gazetën. Liqenorët në këtë sfidë do të zbresin në fushë me më të mirët për të tentuar surprizën ndaj ballshiotëve.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”