“Rama nuk do shkelë më në Shtëpinë e Bardhë”, aktivisti Kalaja: Vula e PD s’ka nevojë për gjykatën, legjitimiteti u tregua në shesh

Aulon Kalaja

Aktivisti Aulon Kalaja I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur pas protestës së mbajtur nga opozita ditën e sotme para Kryeministrisë.

Kalaja tha se protesta kishte shumë njerëz dhe pjesëmarrje të madhe, edhe pse u mbajt në një ditë pune në një orar të papërshtatshëm sipas tij.

Ai shtoi se tubimi e arriti qëllimin e tij, ndërsa tha se sa i përket vendimit për vulën e PD-së nuk ka nevojë për gjykatën për të caktuar legjitimitetin e një partie.

Kalaja deklaroi më tej se legjitimiteti u tregua sërish sot në shesh dhe se demokracia “është në numra”.

Sa i përket kryeministrit ai tha se Rama “nuk do pritet më në Shtëpinë e Bardhë” dhe se e vetmja rrugë për të është të jetë kryeministër sa më gjatë, përndryshe do përballet me “probleme të mëdha”.

“Ishte një protestë e mirë, kishte më shumë njerëz se protesta e kaluar. Kishte frikë se ishte një ditë pune dhe orar i papërshtatshëm. Njerëzit u përgjigjën dhe pjesëmarrja ishte e kënaqshme. Protesta ishte cilësore edhe me simbolikën e vetë. Arriti qëllimin e vetë.

Demokracia është një tango që luhet me dy veta. Do shohim dhe çfarë do bëhet me vulën, gjë që për mua mund të zgjidhet me atë që u pa në shesh, nuk ka nevojë për gjykatën për legjitimimin e partisë. Kritika ndaj gjyqtarëve është zemra e një demokracie të shëndetshme, këtu bëhet fjalë për partinë opozitare. Do shkojmë në monizëm, apo do kemi një opozitë reale dhe kompetitive. Demokracia është në numra. Legjitimiteti ka të bëjë më përmbajtjen dhe do zgjidhet me mjete politike. Legjitimiteti duket qartazi në shesh, nëse pala tjetër është legjitime pse nuk dalin në shesh?

Nuk jam dakord me termin revolucion, është një term i vjetër dhe jo më i godituri. Ka shumë lloje protestash, unë do isha për një protestë maratonë mbi 24 orë. Qëndresa është një lloj proteste, janë bërë në vende të tjera. Ne duhet t’i ofrojmë njerëzve diçka të tillë. Protesta duhet të niste në mocionin me debat dhe qytetarët të thërriteshin në Parlament për t’i kërkuar llogari kryeministrit.

Opozita nuk e detyroi Ramën për shkak edhe të kulturës së mos llogaridhënies. Demokracia është e rëndësishme, këta e trajtojnë si skandali i radhës, etj. Kjo kulturë duhet të çrrënjoset nga të gjithë.

Kryeministri e sheh veten jashtë zhvillimeve në vend. Në Greqi pati një aksident dhe ministri I transportit dha dorëheqjen. Këtu askush nuk jep dorëheqjen. Fakti që i ka dalë emri 14 herë në SHBA dhe shtyrja e mocionit me debat me idenë se çështja do fikej, ai e shprehu bezdinë duke lënë edhe fronin duke u ulur pranë një figure të pastër në PS si Pandeli Majko. Ai njeri nuk do pritet më në shtëpinë e Bardhë dhe rruga është për të qëndruar kryeministër, përndryshe do ketë probleme të mëdha”, tha ai.

“Rama nuk do shkelë më në Shtëpinë e Bardhë”, aktivisti Kalaja: Vula e PD s’ka nevojë për gjykatën, legjitimiteti u tregua në shesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook