Sfida e Kastriotit kundër Vorës, Emiljano Çela në duelin e Kupës me 11-she mikse

Kastrioti do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Kjo ndeshje i përball krutanët me ekipin e Vorës, që militon në Kategorinë e Dytë.

Kastrioti stervitje

Sfida do të zhvillohet sot në orën 15:00 në Fushë-Krujë, në stadiumin “Redi Maloku”.

Ndryshe nga sa ishte planifikuar, duket se Kastrioti do t’i kushtojë vëmendje Kupës, pasi në fushë pritet një formacion miks, duke aktivizuar një pjesë të titullarëve dhe një pjesë të lojtarëve që nuk kanë marrë shumë hapësira gjatë këtyre 5 javëve të para.

Me interes pritet debutimi i disa prej lojtarëve, që janë afruar në fund të merkatos, siç është mesfushori Kaçinari apo Aliaj. Kujtojmë se një sezon më parë Kastrioti u eliminua nga Kupa prej Flamurtarit, që militonte në të Dytën.

Ndaj duket se këtë radhë krutanët kanë marrë masa për të luajtur me një pjesë nga titullarët dhe një pjesë nga lojtarët e tjerë.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Sfida e Kastriotit kundër Vorës, Emiljano Çela në duelin e Kupës me 11-she mikse

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook