Vula në dorën e Alibeajt, a ka Berisha një plan B për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit? Mbledh sot grupin e tij parlamentar

Berishaaa

Sali Berisha pasi mblodhi Kryesinë e tij, për të vijuar me skenarët që do të ndjekë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, duket se po angazhohet për të gjetur një zgjidhje.

Duke qenë se Apeli vendosi që t’ia lërë vulën në dorë Enkelejd Alibeajt, Kryesia e Berishës diskutoi mbi opsionet se si do të regjistrohet në këto zgjedhje. Sot në orën 18.00 Berisha do të mbledhë grupin e tij Parlamentar.

Ndërkohë që afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ është 6 marsi. Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata e Apelit zhbëri vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, duke kthyer çështjen e vulës së PD për rigjykim në Shkallën e Parë.

Vendimi i Zhukrit njihte si legjitim Kuvendin e Sali Berishës, atë të 11 dhjetorit 2021. Duke marrë shkas nga këto zhvillime të fundit, kandidatët e Berishës, të dalë nga Primaret, nuk do të mund të hyjnë në zgjedhje, nën siglën e PD-së. Ndërkohë, nesër Berisha do të mbledhë Këshillin e tij Kombëtar, ku padyshim që kryefjalë e diskutimit është kjo çështje.

Gazetari Osman Stafa, raportoi në një lidhje live se Berisha u la të kujtohej gazetarëve se nuk kishte asnjë plan B se cila do të ishte lëvizja e tij e radhës, nëse Gjykata e Apelit nuk do të vendoste në favor të tij. Nga ana tjetër, Meta sot i dha një mesazh të qartë Ramës, se opozita nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet.

Arena e Lajmit

Vula në dorën e Alibeajt, a ka Berisha një plan B për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit? Mbledh sot grupin e tij parlamentar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook