Zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha: Vendimi për mënyrën e regjistrimit merret nesër, ja takimet që do zhvillohen

Sali Berisha84

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij pas mbledhjes së Kryesisë së tij.

Në lidhje me mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha se vendimi do të merret nesër në takimin e Këshillit Kombëtar të grupimit të tij.

“U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin.
Vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin. E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari.

Sot do mbledhim grupin e deputetëve, ndërsa nesër kandidatët dhe këshilli kombëtar.
Kemi besim tek Gjykata Europiane sepse janë shkelur të gjitha parimet e drejtësisë në një vend anëtar të Këshillit të Europës.

Për 14 majin propozim është kaoalicioni dhe me kandidatë të pavarur, që ka pasur pak mbështetës”, tha ai.

Arena e Lajmit

Zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha: Vendimi për mënyrën e regjistrimit merret nesër, ja takimet që do zhvillohen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook