Në intervistën e një dite më parë, Paolo Maldini foli gjatë e për shumë tema. Dje, drejtori i Milanit është rikthyer të flasë duke synuar të sqarojë situatën e Rafael Leaos dhe rinovimit të tij. Përflitet për një ofertë prej 6.5 milionë eurosh nga kuqezinjtë, teksa nga ana tjetër thuhet se portugezi nuk firmos pa 7 milionë në sezon me Milanin që duhet t’i paguajë detyrimin që lojtari ka ndaj Sportingut të Lisbonës për prishje të njëanshme të kontratës katër vite më parë.
“Leao ka një situatë të vështirë që rrjedh nga kalimi te Lila, kjo po e kushtëzon shumë dhe ka bërë që bashkëbiseduesit tanë të kenë ndryshuar shpesh. Por Rafa na është mirënjohës dhe më intereson çfarë na thotë. Rafa e kupton që rruga në vitet e ardhshme duhet të jetë te Milani, e kupton dhe na thotë.
Më pas do të ketë bisedime, por ne e dimë se lojtarët e fortë duhet të paguhen për vlerën që kanë. Nëse skuadra vazhdon të rritet, Leao do të ketë gjithçka për të konkurruar në maksimum.
Pastaj sigurisht, nuk ka asnjë të patransferueshëm për të gjitha ekipet në botë. Mund të themi se ka shanse të mira për të gjetur një marrëveshje me të, ndërsa me Sportingun e Lisbonës nuk kemi asnjë lidhje”, tha Maldini. Një tjetër aspekt i fjalës së drejtorit ishin planet e së ardhmes së Milanit. “Nuk bëj kam premtime, por mund të bëj një përjashtim:
Te Milani nuk do t’i kalojmë kurrë kufijtë ekonomikë. Për të konkurruar, do të na duhet të rrisim të ardhurat dhe pagën tonë. Në këto tri vite janë rritur shumë të ardhurat, normale që tani duhet të investojmë edhe ne. Nuk do të bëjmë asgjë që nuk është brenda mundësive tona financiare.
Ekipi i njëzetë në kampionatin anglez ka një buxhet më të lartë se yni, ndërsa ne kemi histori dhe më shumë ide”, përfundoi drejtori teknik i “Djallit”.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”