Firma e Bashës në dokumentet e PD, deklarata e Salianjit para disa muajsh: Nuk ka ikur asnjëherë si kryetar partie, ai i lëviz të gjitha fijet

Salianji

Largimi real i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike është parë gjithmonë me dyshim nga një pjesë e grupit parlamentar demokrat.

Kjo për shkak se gjatë këtij viti kanë qenë të shumta raportimet se një pjesë e mbështetësve të tij, konsultoheshin me ish kryetarin përpara se të mbanin qëndrimet e tyre publike apo gjatë debateve në Parlament.

Deputeti Ervin Salianji deklaroi në 5 dhjetor 2022 se ikja e Bashës në të vërtetë nuk është një dorëheqje.

“Një rikthim i mundshëm i Bashës? Jua kam thënë që ky është projekt. Nuk ka diskutim fare. Nuk ka një dorëheqje. Pra, për aq kohë sa ka influencë, ai e drejton atë pjesë aty që i ka mbetur”, tha Salianji.

Ndërsa në ditët e para të janarit ai deklaroi se “Edi Rama mundet se janë 70 për qind e njerëzve kundër. Po të thuhet se nuk e mund dot Edi Ramën, kjo do të thotë se ke ndonjë punë me Ramën. Unë kur ulem në tavolina dhe thonë që nuk e mundim dot Ramën, kanë interesa ose janë me Ramën. Deputetët e PD-së nuk i kam dëgjuar të thonë këtë. Thonë e mundim po të bëhemi bashkë. Ka një interes këtu që është thellësisht personal, do ta rithem prapë se e kam thënë: Lulzim Basha nuk ka ikur nga kryetar partie i PD-së në asnjë moment, është shkaktuar nga një pjesë që nuk e kanë dashur, që e kemi inkurajuar, por nuk ka diskutim fare, pro nuk ka ikur prapë. Është kryetar partie aty dhe tek njerëzit që ka influencë, ai i lëviz të gjithë fijet si kryetar ai”.

Firma e Bashës në dokumentet e PD, deklarata e Salianjit para disa muajsh: Nuk ka ikur asnjëherë si kryetar partie, ai i lëviz të gjitha fijet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook