Cikalleshi mediton tërheqjen nga Kombëtarja: Jemi të shokuar, gjërat duhet të ndryshojnë!

Sokol Cikalleshi, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit në duelin ndja Islandës, nuk i kurseu kritikat pas barazimit dramatik në “Air Albania”. Në prononcimin pas ndeshjes, ai u shpreh:

bandicam-2022-09-27-21-07-27-560-750x430

“Nuk ka mundësi, jemi të shokuar, nuk e di. Të pësojmë gol në minutën e fundit, është një moment “JO”, përballë një ekipi me 10 veta. I kërkojmë ndjesë gjithë shqiptarëve, përgjegjësia është e jona. Jemi në një moment që gjërat duhet të ndryshojnë, se kush dhe çfarë duhet të ndryshojnë janë njerëz përkatës.

Golat në minutat e fundit janë një sëmundje e vjetër. Unë sot kisha shiritin e kapitenit për herë të parë në krah, unë mbaj përgjegjësinë. Jam shumë dakord, që për të ndryshuar gjërat të mos jem pjesë e Kombëtares. Dua që të gjithë të ndihen të lumtur kur të shikojnë kombëtaren jo në këtë pikë. Ne kemi punuar për t’i bërë gjërat siç duhet, rezultatet tregojnë shumë, lenë për të dëshiruar. Unë i marr përgjegjësitë e mia, Kombëtarja duhet të ndryshojë, nuk mund të vazhdojmë gjithmonë kështu”, u shpreh Cikalleshi për “TV Klan”.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Cikalleshi mediton tërheqjen nga Kombëtarja: Jemi të shokuar, gjërat duhet të ndryshojnë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook