Infermieria e Milanit, pak lajme të mira për trajnerin Pioli

Sot kuqezinjtë grumbullohen nën urdhrat e Piolit. Përpara se të planifikojë formacionin që do të luajë kundër Empolit të shtunën në 20:45, trajneri duhet të bëjë llogaritë me të dëmtuarit. Simon Kjaer është mirë pas problemit që pati prej një goditjeje të marrë në kavilje.

MILAN

Edhe Ante Rebiçi duket se e ka kaluar problemin në shpinë dhe së bashku me danezin do të jenë nën urdhrat e Piolit. Situatë analoge edhe për Davide Kalabrian që në fillim të pauzës së kombëtareve pati ankuar një mbilodhje muskulore. E njëjta diagnozë edhe për Sandro Tonalin, të cilit iu desh të braktiste kombëtaren për të mos rrezikuar.

Gjendja e tij do të vlerësohet, por mjekët e klubit synojnë ta riaftësojnë për ndeshjen e Champions-it kundër Çelsit. Sfida e 9 tetorit kundër Juves është objektivi i Teo Hernandezit pas dëmtimit në kofshë, ndërkohë që Majk Menja do të mungojë për të paktën tri javë. Ibra dhe Florenci mbyllin listën e të dëmtuarve, por rikthimi i tyre nuk do të ndodhë përpara vitit 2023.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Infermieria e Milanit, pak lajme të mira për trajnerin Pioli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook