Ndodh përsëri! Ben Affleck dhe Jennifer Lopez fotografohen duke debatuar me njëri-tjetrin në tapetin e kuq

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë përfshirë sërish në një moment nervozismi mes njëri-tjetrit gjatë paraqitjes së tyre  në tapetin e kuq në premierën e filmit më të ri të këngëtares ‘The Mother’ të mërkurën në mbrëmje.

Këngëtarja e “Get Loud”, 53 vjeçe, po bënte disa gjestikulacione ndaj aktorit, me një fytyrë të vrenjtur ndërsa ai dukej i sforcuar gjatë bisedës.

Mirëpo aq sa të tensionuar ishin, ata shpejt i harruan inatet me njëri-tjetrin dhe u shfaqën të buzëqeshur në tapetin e kuq ku dhuruan dhe disa puthje para kamerave.

Kjo është hera e dytë që çifti fotografohen në një situatë jo të këndshme me njëri-tjetrin. Ata u kthyen në kryefjalën e Grammy në shkurt, kur Jennifer e urdhëroi Benin të bënte më shumë përpjekje për tu dukur i lumtur, duke e goditur atë dhe duke kërkuar që ai të pretendonte se po kënaqej.

Çifti, i cili shpesh duken të tensionuar dhe të zemëruar kur janë në publik, u panë duke shkëmbyer fjalë gjatë ceremonisë, pikërisht teksa prezantuesi Trevor Noah u ul pranë tyre.

“Dukni më miqësor. Më i motivuar”- i tha këngëtarja aktorit.

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ndodh përsëri! Ben Affleck dhe Jennifer Lopez fotografohen duke debatuar me njëri-tjetrin në tapetin e kuq

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook