Pasi njoftoi se është bërë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare, publikohen fotot e para të fëmijës së porsalindur të Robert De Niros

Aktori i famshëm Robert De Niro është bërë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare.

E dashura e artistit, Tiffany Chen, u pa me të porsalindurin e tyre vetëm disa ditë pasi aktori zbuloi se është bërë sërish baba.

Chen u shfaq duke shëtitur nëpër rrugët qytetit të Nju Jorkut me të voglin e saj së fundmi, sipas fotove të marra nga Daily Mail. Edhe pse emri dhe gjinia e foshnjës nuk janë zbuluar ende, i porsalinduri u mbajt komod në një batanije rozë dhe të bardhë.

Shtatzënia e partneres së aktorit u mbajt e fshehtë derisa u fotografua në publik me barkun e rrumbullakosur teksa kishte dalë në një darkë muajin e kaluar.

Menjëherë pas kësaj, De Niro i habiti fansat duke njoftuar ardhjen e fëmijës së tyre, dhe se çifti kishin “planifikuar” të zgjeronin familjen e tyre, sipas burimeve për Page Six.

Fituesi i çmimit Oscar ka gjashtë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. De Niro dhe gruaja e tij e parë, Diahnne Abbott, janë prindër të vajzës Drena, 51 vjeç, dhe djalit Raphael, 46 vjeç.

Në vitin 1995, ai mirëpriti djemtë binjakë Julian dhe Aaron, 27 vjeç, me ish të dashurën e tij, modelen dhe aktoren Toukie Smith.

De Niro ka gjithashtu djalin Elliot, 24 vjeç dhe vajzën Helen Grace, 11 vjeç, me ish-gruan e tij, Grace Hightower.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Pasi njoftoi se është bërë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare, publikohen fotot e para të fëmijës së porsalindur të Robert De Niros

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook