Tirana ngujohet para derbit, Shehi bën prova për titullarët. Ja si priten të rreshtohen bardheblitë në derbi

Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë surprizuar opinionin publik dhe jo vetëm me një lëvizje të papritur duke thënë me anë të një deklarate se që nga dita e djeshme e deri më datën 1 tetor, seancat stërvitore do të jenë të mbyllura për publikun dhe se nuk do të ketë asnjë prononcim për mediat si nga ana e stafit teknik, po ashtu edhe nga ana e lojtarëve bardheblu.

tirana

“Ju bëjmë me dije se deri në datën 1.10.2022 seancat stërvitore do të jenë të mbyllura dhe nuk do të ketë asnjë prononcim nga lojtarët apo stafi teknik”, njoftonte klubi.

Tirana do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit në stadiumin “Air Albania”, të dielën e 2 tetorit, në orën 19:00, e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

Stërvitja – Në prag të sfidës me Partizanin, trajneri Orges Shehi duhet të marrë vendime të mëdha se kë do të lërë në fushën e lojës.

Me plotësimin e grupit dhe kthimin e Najdovskit e Toshevskit, Shehi duhet të sakrifikojë.

Duke filluar nga mbrojtja deri në sulm. Në mbrojtje, Përgjoni është në pikëpyetje për të luajtur, ashtu si edhe Behiratçe, që mund të humbasë pozicionin dhe në vend të tij të luajë Bruno Lulaj. Në mesfushë Limaj, Kallaku, Deliu dhe Aleksi luajnë për tri vende në derbi. Sulmi me shumë mundësi do të jetë me Patrik, Xhixha dhe Hasani.

tirana

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Tirana ngujohet para derbit, Shehi bën prova për titullarët. Ja si priten të rreshtohen bardheblitë në derbi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook