Argjentina ka arritur sërish të marrë një tjetër fitore, teksa kanë mposhtur 3-0 Xhamajkën në një ndeshje miqësore në stadiumin “Red Bull Arena” të Nju Xhersit në SHBA.
Serinë e golave e hapi Julian Alvarez në minutën e 13′ pas një asisti perfekt të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.
Përsëri protagonist ishte Lionel Mesi, i cili shënoi një dopietë për dy minuta, respektivisht në minutën e 87′ dhe në 89′ me një supergol nga goditja e dënimit.
Kombëtarja “Albiceleste” nuk ndalet së fituari, teksa kjo ishte ndeshja e dytë në prag të përgatitjeve të Botërorit që do të zhvillohet në muajin nëntor në Katar.
Sfida e kaluar përfundoi me suksesin e amerikano-jugorëve ndaj Hondurasit më 24 shtator me rezultatin 3-0, ku sërish Lionel Mesi dhe Lautaro Martinez ishin protagonistët kryesorë.
Skuadra e Lionel Skalonit do të zhvillojë edhe një miqësore të fundit në prag të fillimit të Botërorit, kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, më 16 nëntor në orën 18:45 me atë shqiptare.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”