Aksident në Maliq, autobusi përplaset me një “Volvo”, plagoset rëndë shoferi. Policia dhe zjarrfikësit përpjekje për ta nxjerrë (Video)

Aksident Maliq 1

Aksident në Vloçisht të Maliqit. Sipas informacioneve të para mësohet se një autobus është përplasur me një mjet tip “Volvo”.

Autobusi ka qenë me pasagjerë, por fatmirësisht pasagjerët nuk kanë pësuar dëmtime ndërsa drejtuesi i autobusit është dëmtuar.

Policia në vendngjarje po bëjnë të mundur nxjerrjen nga mjeti të shoferit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksident në Maliq, autobusi përplaset me një “Volvo”, plagoset rëndë shoferi. Policia dhe zjarrfikësit përpjekje për ta nxjerrë (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook