Pas Xhon Obi Mikel, edhe braziliani Ramires ka dhënë dorëheqjen nga futbolli i luajtur, në moshën 35-vjeçare.
Fituesi i Ligës së Kampionëve me Çelsin në vitin 2012, i cili mbahet mend gjithmonë për atë realizim fantastik kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e atij viti, ka zgjedhur të varë këpucët në gozhdë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, brazilian është shprehure se ka ardhur koha që t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur.
Përveç klubeve si Çelsi, Benfika dhe Palmeiras, Ramires është aktivizuar dhe për Brazilin në 51 takime, duke realizuar edhe 4 gola.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”