Aventurë e pakëndshme për Sofian Ambrabat. Mesfushori i Fiorentinës ka pësuar një humbje të dyfishtë të enjten në darkë, pasi ndërsa mundej me skuadrën e tij në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës, hajdutët i kanë bastisur shtëpinë.
Në fushën e lojës, skuadra e tij nuk ia doli të ruante avantazhin e golit të Kabral, pasi u përmbys nga Bazeli i Taulant Xhakës me shifrat 2-1. Pas kthimit në shtëpi, ai zbuloi një tjetër surprizë të hidhur.
Hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e marokenit duke hapur një dritare dhe kishin kërkuar që të merrnin para nga banesa. Sipas informacioneve të mediave italiane, nuk ia kishin dalë të bënin dëme të mëdha, pasi kishin vjedhur vetëm një çantë të vogël me rreth 1 mijë euro brenda.
Arena e Lajmit
” “