Brenda dasmës sekrete të Rita Orës dhe Taika Waititi/ Nga të ftuarit dhe deri tek fustani i bardhë, këngëtarja zbulon për herë të parë detajet e ceremonisë

Më në fund pas një viti, Rita Ora zbuluar për herë të parë disa detaje nga martesa e saj sekrete me Taika Waititin.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila u martua me regjisorin e njohur verën e kaluar zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë, shkruan DailyMail.

Ylli tha për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… puna ime është shumë e drejtuar nga vëmendja – kështu që doja ta mbaja private martesën sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”.

Ceremonia e organizuar në minutën e fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.

Çifti ishte nën presion për të gjetur një datë midis orareve të tyre të ngjeshura të punës: “Ishte ose atëherë ose na duhej të prisnim për shekuj. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e Taikës. Pra, ne sapo e pamë të arsyeshme dhe e bëmë. Dhe ishte perfekte”-rrëfeu Rita.

Më pas ajo vazhdoi: “Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi e ndoqën celebrimin përmes Zoom”.

Rita zbuloi gjithashtu se mes saj dhe Taikës nuk ka pasur ndonjë propozim romantic:

“Sinqerisht, nuk kishte asnjë ulje në gjunjë. Ishte më shumë si: ‘Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë këtë gjë’. 

Dhe pse ylli nuk ka [ublikuar asnjë foto të fustanit të saj të bardhë. ajo e përshkroi fustanin e saj ‘të pabesueshëm’ të realizuar nga Tom Ford si një fustan të bardhë, dantelle, me një vello të gjatë që prekte dyshemenë.

” “

Brenda dasmës sekrete të Rita Orës dhe Taika Waititi/ Nga të ftuarit dhe deri tek fustani i bardhë, këngëtarja zbulon për herë të parë detajet e ceremonisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook