Indrit Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Vorën, i ftuar këtë pasdite në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, u shpreh se fushata e tij elektorale ka shkuar sipas parashikimeve, ndërsa shprehet besimplotë në fitore.

Ai tha se kjo bashki është keqqeverisur dhe se qytetarët presin ndryshim, dhe ai do të jetë krah tyre menjëherë pas marrjes së detyrës.

“48 orë para ditës së votimit jemi fiks në pikën ku duhet të jemi, rruga drejt fitores. Vora ka qenë simboli i krimit të pushtetit të Edi Ramës. Në katër vitet  e fundit ka ndërruar 5 kryebashkiakë, mund të jetë e vetmja në botë për këtë. Edhe kryebashkiaku aktual është denoncuar në SPAK. I kam gjetur qytetarët të trembur dhe të intimiduar dhe pa shpresë për fitimin e partisë Demokratike… Por sot janë këta banorë që më japin moral për të shkuar drejt rrugës së fitores.

Kam bërë denoncim në SPAK për tenderin e pastrimit, më pas bashkia nisi të pastronte koshat… këto foto që kam bërë dje janë në Picar, Mal Subash, Marikaj dhe Gjikaj. Këtu janë hedhur mbeturinat që janë mbledhur në Vorë.

Kam bindjen që SPAK do të veprojë me të gjithë forcën e ligjit në këtë bashki. Ndërkohë ne nuk diskutojmë fitoren për Vorën por sa thellë do fitojmë!

I kemi ftuar në debat dhe nuk kanë pranuar që të dalin. Këta nuk kanë as program, as platformë, duket se kanë vetëm “KÇK”.

Një nga punët e para që do bëjmë është marrja e çdo qindarke qytetarëve për rindërtimin. Nuk mund të jesh politikan pa qenë human”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit

Etiketa:

  • Indrit Hoxha