“Gjahtarët” e derbit, sytë te Mba dhe Abazaj/ Ja “mbretërit” e rrjetave prej një dekade

Edhe vetëm pesë ditë na ndajnë nga ndeshja më e rëndësishme e këtij sezoni në futbollin shqiptar, Tirana-Partizani.

Collage Maker-12-May-2023-08-53-PM-6884

Është një betejë e radhës kampionati, por situata në të cilën skuadrat ndodhen në renditje, e bën këtë ndeshje tejet përcaktuese dhe ngjall interes të jashtëzakonshëm nga tifozët dhe mbarë opinioni sportiv. Në ndeshje të tilla, mbrojtjet janë shumë të rëndësishme, por vëmendja më e madhe rrëmbehet nga goleadorët.

Sulmueset

KRAHASIMI – Nëse i hedhim një sy “gjahtarëve” të të dyja skuadrave, Partizani duhet të ndihet pa dyshim superior, pasi sulmuesit e “demave” i kanë dhënë provat se dinë të godasin në shënjestër në derbi. Mba dhe Cara janë dy autorët e fundit të golave në derbi dhe shpresat janë pikërisht te kjo dyshe, e cila ka eksperiencën e duhur dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë të shënosh në një ndeshje të tillë. Nga ana tjetër, të kuqtë vijnë në këtë ndeshje pas një ecurie shumë të mirë dhe pas një rrjedhe mjaft pozitive realizimesh.

Da Silva nuk ka shënuar në asnjë prej derbeve ku ka luajtur, por forma shumë e mirë e ndeshjeve të fundit, jep shpresë dhe e bën Partizanin të mendojë se edhe braziliani mund të jetë një lojtar, i cili ka aftësitë për të vendosur derbin. Gjithsesi, si sulmuesi kryesor dhe një nga “pykat” më të forta në Shqipëri, Mba shihet si arma më e fortë e të kuqve për derbin.

Te Tirana situata nuk është aq optimiste, pasi asnjë prej sulmuesve nuk ka shënuar ndonjëherë në derbi. Bardheblutë në këtë ndeshje nuk do të kenë as sulmuesin kryesor, Florent Hasani.

Shpresa e vetme e madhe për bardheblutë në këtë përballje është Kristal Abazaj. Ky i fundit në fakt po vuan një dëmtim, por edhe në këtë situatë ka ditur të bëjë dëme. Çdo shpresë e Tiranës për të ndëshkuar të kuqtë është pikërisht te tropojani. Ndryshe nga Mba, Abazaj nuk ka shënuar në derbi, pasi më 17 maj luan për herë të parë në këtë ndeshje.

“GJAHTARËT” REKORDMENË – Që nga rikthimi në Kategorinë Superiore kanë dalë disa sulmues, që kanë treguar aftësitë e tyre dhe kanë vendosur derbet mes Tiranës dhe Partizanit. Më i spikaturi është Xhevahir Sukaj. Shkodrani me fanellën e Partizanit ka arritur të ndëshkojë plot 4 herë bardheblutë, si askush më parë në 35 përballjet e fundit mes këtyre dy ekipeve. Kjo është edhe arsyeja përse marrëdhënia mes tij dhe tifozëve të Tiranës nuk është më korrektja e mundshme.

“Gjahtari” tjetër, që ka shënuar 4 herë në derbi, është Idriz Batha, i cili nuk është një sulmues, por golat i ka specialitet. Mesfushori gjirokastrit ka provuar të shënojë në të dyja anët. Ai ka ndëshkuar 1 herë Tiranën dhe 3 herë Partizanin. Ndërkohë, emra si Bakaj, Muçi Nexhipi, e Çinari ndjekin në këtë renditje të “gjahtarëve” të derbeve me nga 3 gola.

DENIS LALA – Arena e Lajmit

” “


“Gjahtarët” e derbit, sytë te Mba dhe Abazaj/ Ja “mbretërit” e rrjetave prej një dekade

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook