Gol historik për mesfushorin e Lacios, bëhet futbollisti i huaj që ka tundur më shumë rrjetën

Barazimi 2-2 ndaj Leçes ka lënë të pakënaqur Lacion që ka humbur një mundësi të mirë për t’u shkëputur përsëri në rrugëtimin drejt Ligës së Kampioneve. Por mesfushori Sergej Milinkoviç-Saviç i cili ishte ai që çoi topin në rrjetë në minutat shtesë për barazimin 2-2, ka një arsye për të festuar.

689634874d9bc5af8d982ff0c96c4769-00365-oooz0000

Me këtë rrjetë të tundur sot, ai bëhet futbollisti i huaj me më shumë gola në historinë e bardhekaltërve në Serinë A. Ky ishte goli i 55-të i tij, duke lënë pas me një gol më pak gjermanin Miroslav Klose, ndërsa në vendin e tretë është Goran Pandev me 48 gola.

Futbollisti u emocionua pas ndeshjes duke kujtuar edhe mesazhet që kishin shpalosur tifozët ultras të Lacios gjatë sfidës e sidomos koret pas golit të tij. “Nuk e prisja një gjë të tillë, e di që më mbështetin gjithmonë por këtë do ta kujtoj gjithë jetën/ Kam qenë këtu 8 vite dhe mund t’u them vetëm faleminderit tifozëve”, ishin fjalët e mesfushorit.

Arena e Lajmit

” “


Gol historik për mesfushorin e Lacios, bëhet futbollisti i huaj që ka tundur më shumë rrjetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook