Kapet duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm bangladeshas drejt Malit të Zi, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër (EMRI)

22cb5eb1 F524 4ca6 9840 4488d65afe09

Transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi, për t’i kaluar ilegalisht në Mal të Zi, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari, Jonid Kushi në Shkodër.

Policia bën me dije se sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 1 celular.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të punës së mbështetur nga inteligjenca informative, për goditjen e rasteve të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim ilegal drejt vendeve të BE-së, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethrrotullimi”, si rezultat i të cilit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Jonid Kushi, 36 vjeç, banues në Durrës.

36-vjeçari u kap në aksin rrugor “Bajzë-Hani i Hotit”, pranë rrethrrotullimit të Hotit, teksa transportonte me një automjet tip “Mercedes Benz”, 10 emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, fillimisht në Mal të Zi, por me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti, celulari i 36-vjeçarit dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Kapet duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm bangladeshas drejt Malit të Zi, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook