Kanë mbërritur në KZAZ e Elbasanit të gjithë materialet e nevojshme për votimin e 14 majit 2023. Materialet e votimeve do të shpërndahen nëpër KQV gjatë ditës së shtunë.
Në Bashkinë e Elbasanit në këto zgjedhje do të mund të votojnë 170 mijë votues në 224 qendra votimi.
Aktualisht bëhet me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që nëse votimi elektronik nuk do të funksionojë atëherë do të bëhet çdo gjë në mënyrë manuale.
Paraprakisht janë marrë masa për çdo lloj të papriture edhe në rastet ekstreme ku nuk do të mund të funksionojë sistemi elektronik do të njoftohet KQZ, dhe në rastin më të keq do të kalohet në atë manual.
Ditën e shtunë do të bëhet shpërndarja e materialeve nga KZZ nëpër KQV, ndërsa pajisjet elektronike do ti shpërndajë KQZ-ja”.
Në çdo qendër votimi në Bashkinë e Elbasanit do të aplikohet për herë të parë votimi elektronik .
Arena e Lajmit
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit