Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se kryebashkiaku u PS betonizoi Beratin.

Ai shprehet se më 14 maj kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismaili do t’ua kthejë bashkinë qytetarëve të Beratit.

Statusi:

Sa më shumë krime zgjedhore kryen kryebashkiaku në ikje, aq më shumë rritet fryma e Ndëshkimit për ata që përmbytën me beton Qytetin muze të UNESCO-s, krenari kombëtare e trashëgimisë tonë kulturore.

Edhe dy ditë dhe Dr. Zija Ismaili kurorëzohet si Kryebashkiaku i Beratit dhe ua kthen bashkinë të gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të Beratit tonë.

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit

Etiketa:

  • ilir meta