“Na ndajnë 90 minuta nga ëndrra e madhe”, Xheko: Ja me kë dua të ndeshem në finale

Me golin e shënuar ndaj Milanit, Edin Xheko e dërgoi në tre numrin e rrjetave në dy ndeshjet e fundit që është aktivizuar (dopietë ndaj Veronës, pushim ndaj Romës) dhe sulmuesi po shijon momentin pozitiv të tij. Në vazhdën e intervistave të dhëna pas derbit me Milanin veterani zikaltër ka treguar për golin e realizuar që hapi sfidën, por nuk është fshehur edhe kur është pyetur mbi rivalin e mundshëm të finales.

xheko

“Jam padyshim i lumtur për golin e realizuar. Ishte një situatë që e kemi përgatitur dhe provuar në stërvitje dhe funksionoi edhe gjatë ndeshjes. Mora një top të bukur të mbërritur nga goditja e këndit dhe shkoi mirë edhe përfundimi. Skuadra ka bërë një paraqitje të madhe dhe diçka e tillë nuk ndodh gjithmonë në një gjysmëfinale të këtij edicioni e për më tepër në një derbi. Ishim të karikuar dhe kjo është parë që nga minuta e parë dhe deri tek e fundit. Kemi bërë një punë shumë të mirë, edhe pse mendoj se duhet të kishim shënuar edhe golin e tretë, sepse mundësitë i kishim, por mendoj se ishim disi të pafat”, ishin fjalët e shtatlartit të sulmit.

FINALJA – Ndërsa Milani dhe Interi do të zbrezin në fushë sërish të martën prej nga do të bëhet i njohur finalisti i parë i këtij edicioni, të mërkurën Mançester Siti e Real Madrid do të luajnë për biletën e dytë.

Si një ish-lojtar i qytetarëve, Xheko nuk e fshehu pëlqimin e tij për përballjen me anglezët në finalen e Stambollit.

“Do të më pëlqente dhe shpresoj të takoj Mançester Sitin në Stamboll. Nuk e kisha menduar më herët, sepse po përpiqemi t’i marrim ndeshjet një nga një dhe e dimë se nuk duhet të mendojmë deri atëherë. Kemi ende edhe një ndeshje për të luajtur, duhet të vazhdojmë kështu dhe të mbajmë lart përqendrimin. Na mungojnë ende 90 minuta për të realizuar ëndrrën, të mos ndalemi”, e përfundoi deklaratën e tij 37-vjeçari i Interit, që pritet sërish titullar në gjysmëfinalen e kthimit.

Arena e Lajmit

” “


“Na ndajnë 90 minuta nga ëndrra e madhe”, Xheko: Ja me kë dua të ndeshem në finale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook