Barcelona ka vendosur të shpejtojë hapat në lidhje me Osman Dembelenë. Vitin e kaluar, sulmuesi francez nënshkroi një kontratë deri në vitin 2024 me klubin katalanas.
Por paraqitja e jashtëzakonshme e tij në këtë sezon me Barçën dhe këmbëngulja e Ksavit kanë bërë që klubi të mendojë për rinovimin e kontratës me sulmuesin e krahut.
Gazeta spanjolle “Marca” ka nënvizuar se klubi është treguar i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të re të përmirësuar financiarisht deri në vitin 2028. Ndërsa katalanasja “Sport” ka nënvizuar se klubi i ka propozuar një kontratë deri në vitin 2027.
Arena e Lajmit
” “