Pa plan rezervë dhe skuadër e rënë psikologjikisht, legjendat masakrojnë Piolin pas derbit me Interin

E lehtë të kritikohesh, sidomos pas një humbjeje si ajo e Milanit kundër Interit në gjysmëfinalen e parë të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Andrij Shevçenko, i pranishëm në “San Siro” krah Maldinit, Sandro Nesta e Klarens Sedorf si opinionistë, por edhe kolegë si Stiven Xherard, nuk e kanë kursyer Stefano Piolin, që po përballet në këto orë me shiun e kritikave pas humbjes së tretë radhazi me Interin në këtë sezon.

pioli

SHEVÇENKO – “Milani e vuajti Interin në nivel psikologjik. Në pjesën e parë Pioli nuk gjeti zgjidhje që të futej në lojë, në të dytën me disa zëvendësime dhe me pak mentalitet të duhur ia doli të bënte më mirë. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje i shpërblen zikaltrit, por për mendimin tim rezultati mund të rikuperohet ende në ndeshjen e dytë”.

SEDORF – “Nuk e di se çfarë të mire mund të marrë Milani nga kjo ndeshje. Shpresoj që Leao të kthehet, sepse ai i jep mundësinë ekipit të qëndrojë edhe më i tërhequr për t’u mbrojtur, pasi me shpërthimet e tij e ndëshkon rivalin. Kuqezinjve u munguan pikërisht shkëputjet e portugezit. Lojtarët duhet të gjejnë mendërisht njëri-tjetrin, me ose pa Leaon, dhe kjo është gjëja themelore për Piolin”.

XHERARD – “Paraqitja e Milanit ishte aq larg asaj që nevojitet në një gjysmëfinale Champions-i saqë çdo gjë që pashë në fushë më dukej e frikshme. Në ndeshjen e kthimit duhen përmirësuar shumë gjëra dhe misioni mbetet i ndërlikuar”.

NESTA – “Për mua Milani kishte vërtet vështirësi. Nuk e di çfarë ka menduar Pioli, por besoj se e di që përballë gjeti një ekip që ishte superior në shumë aspekte, sidomos nga pikëpamja nervore. Interi mund t’i kishte mbyllur hesapet që të mërkurën, pasi gjeti një Milan në shumë vështirësi. Në këto rrethana, kualifikimi më duket ende i hapur”.

KASANO – “Për asnjë moment nuk pashë një rezultat në diskutim. Interi është më i fortë, por nuk e mendoja aq superior. Zikaltrit dominuan në gjithçka. Milani u përpoq të bënte diçka, por për mua nuk kishte armë për të reaguar. Milani bazohet i gjithi te Leao që mungonte. Tonali është i vetmi që është përpjekur të bëjë diçka, teksa pjesa tjetër e skuadrës la për të dëshiruar. Masat e marra nga Pioli nuk sollën ndonjë efekt dhe Interi duhej të kishte shënuar të paktën edhe një herë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit

” “


Pa plan rezervë dhe skuadër e rënë psikologjikisht, legjendat masakrojnë Piolin pas derbit me Interin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook