Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka ndarë një foto me familjen e tij një ditë para zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Boci shkruan se nuk ka pasur kohë fizike për të biseduar me familjen e tija, për shkak të angazhimit të tij në politikë, teksa i ka falënderuar ata për mbështetjen.

Postimi i plotë:

Janë bërë javë që nuk kam pasur dot kohë fizike për t’u ulur me njerëzit e mi të zemrës. Në fakt familja ime sot ka përmasën e krejt Elbasanit.

Por ashtu si pika e mbështetjes për Arkimedin, ata janë për mua qendra e rëndesës dhe pika e forcës. Ata janë për mua si irida për syrin: pika ku hyn drita.

Dhe e ndjej për detyrim t’jua them këtë

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit