Tirana shkon në derbi pa stol dhe sulm, Shehi ka katër zëvendësues që…

Tirana, në hall për forma cionin dhe zëvendësim et në derbi. Në këtë moment që flasim, bardheblutë janë alarm lojtarësh. Skuadra është e boshatisur aq sa Shehi në derbi zëvendësimet do t’i ketë me pikatore. Kjo sepse në skuadër mungojnë pesë lojtarë.

tirana

Dy janë të dëmtuar dhe bëhet fjalë për Patrik e Nikqin. Tre të tjerë janë të pezulluar me kartonë. Bëhet fjalë për Zhozelin Behiratçen, Ardit Hilën dhe Florent Hasanin.

Shkurt një gjysmë skuadre që nuk do të jetë në derbi. Ama problemet e Tiranës për formacionin janë dy: sulmi dhe zëvendësimet, të cilat janë thelbësore për skuadrën bardheblu.

SULMI – Tirana në këtë moment që flasim ka tre sulmues jashtë, të cilët deri dje kanë qenë titullarë. Hasani me kartonë të verdhë dhe dyshen e dëmtuar Patrik e Nikqi. Të tre do të ishin sulmi në këtë moment që flasim, por nuk do të luajnë.

Në këto kushte mund të kemi një sulm me Abazajn, Gjumsin ose Berishën si dhe Haxhiun. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon, por mesfusha do të jetë e njëjtë, me treshen Aleksi, Deliu e Lushkja.

ZËVENDËSIMET – Problemi tjetër i Tiranës janë zëvendësimet apo stoli. Në mesfushë, Shehi ka vetëm opsionin Qefalija. Në mbrojtje ka mbetur vetëm Iseni, ndërsa në sulm një prej dyshes Berisha-Gjumsi.

Shto këtu edhe Likën. Shkurt, bardheblutë kanë vetëm katër zëvendësime të rëndësishme dhe për të aktivizuar lojtarë, duhet të hedhin sytë nga akademia bardheblu. Tirana, duhet të themi të vërtetën, është në alarm lojtarësh dhe nëse e fiton këtë derbi ka bërë heroizëm.

Derbi që do të luhet më 17 maj është i 170-ti që bardheblutë dhe “demat” do të zhvillojnë mes tyre. Të kuqtë kanë fituar 70, bardheblutë kanë triumfuar në 47, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Tirana ka arritur të shënojë 183 gola, ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 228 herë. Ëngjëll Hoti dhe Ardit Hila janë dy ishët e mëdhenj. I pari luan me fanellën e kuqe dhe do të jetë në fushë, ndërsa i dyti mbron ngjyrat bardheblu dhe është i pezulluar për këtë duel.

1

2

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit

” “


Tirana shkon në derbi pa stol dhe sulm, Shehi ka katër zëvendësues që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook