Julian Nagelsman është padyshim një nga trajnerët më të kërkuar në treg. Që nga lamtumira e parakohshme nga Bajern Mynih, emri i tij ka qarkulluar në shumë klube të cilat kanë piketuar teknikun e ri gjerman për të nisur një cikël që nga vera.
Por duket se shumë nga klubet nuk plotësojnë kërkesat e teknikut, jo sa u përket parave, por dëshirave që ka ai për ndërhyrjet në merkato në vendin ku do të shkojë. Sipas Fabricio Romano, kjo ka bërë që një nga klubet më të interesuar për të firmosur me trajnerin e Totenhemit, të bëjë prapakthehu dhe të mos vazhdojë negociatat.
Sipas gazetarit të njohur për merkaton, burime në klubin anglez kishin konfirmuar se Nagelsman do të merrte në konsideratë projektin e Totenhemit vetëm nëse ata do të emëronin së shpejti një drejtor të ri sportiv i cili të mbështeste idetë e tij dhe punën e përditshme të trajnerit në këtë aventurë të re. Kështu, Totenhemi do të vazhdojë kërkimin për trajnerin e ri, ashtu si edhe Nagelsnman i cili vazhdon të shohë me interes drejt Premier Ligës.
Arena e Lajmit
” “