Tuhel zbulon “Levandovskin e ri” nga ekipi i moshave/ Kush është talenti që po çmend bavarezët

Seanca e djeshme përgatitore në radhët e Bajernit është prezantuar me një detaj interesant, konkretisht me talentin Grant-Leon Ranos, i cili vjen nga ekipi i dytë i bavarezëve. Lëvizjet e 19-vjeçarit armen vlerësohen si të ngjashme me karakteristikat e Levandovskit me sferën nën këmbë.

1106283

I gjatë 180 cm, Ranos di të “vallëzojë” shkëlqyeshëm edhe në spektrin e teknikës, ku lëvizjet plot klas kanë diktuar në qendrën stërvitore të Bajernit, madje duke bërë të habiten edhe një pjesë nga lojtarët titullarë.

Tekniku 49-vjeçar nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme, nëse talentit në fjalë do t’i jepet minutazh karshi Shalkes. GrantLeon ia ka dalë me sukses në provën me përfaqësuesen armene, e përkthyer me dopietë ndaj Qipros, tregues se një ylli i ri po lind në Mynih. Nëse i referohemi statistikave me ekipin e moshave të Bajernit, 21 është kuota e golave, e pasuar nga 10 asiste në 35 paraqitje.

Arena e Lajmit

” “


Tuhel zbulon “Levandovskin e ri” nga ekipi i moshave/ Kush është talenti që po çmend bavarezët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook