VIDEO/ Asist me thembër dhe devijim perfekt mes tre lojtarëve, Muçi shënon dhe thyen rekordin personal në Poloni

Ernest Muçi vazhdon të jetë një protagonist me skuadrën e Legias në kampionatin polak të futbollit, ku sot ka shënuar në ndeshjen ndaj Jagellonia, e cila i nevojitet skuadrës së tij për të blinduar vendin e dytë në renditjen e kampionatit.

bandicam 2023-05-12 21-40-43-445

Në sfidën ku ai ishte titullar përkrah Jurgen Çelhakës, sulmuesi u bë protagonist në fillimin e pjesës së dytë të sfidës. Slisz pa lëvizjen e tij në qendër të zonës dhe i pasoi me thembër topin lojtarit, i cili me një goditje të saktë kaloi sferën mes tre futbollistëve për ta ndalur në rrjetë dhe për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit të tij.

Ky ishe goli i 5-të i Muçit në këtë edicion në kampionatin polak, duke vendosur kështu rekordin e ri personal me fanellën e Legias pasi në edicionin e kaluar ishte ndalur në shifrën e 4 golave. Sulmuesi ka regjistruar edhe 6 asiste në sezonin aktual.

Arena e Lajmit

” “


VIDEO/ Asist me thembër dhe devijim perfekt mes tre lojtarëve, Muçi shënon dhe thyen rekordin personal në Poloni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook