Mesfushori shqiptar i Magdeburgut, Jason Ceka, vazhdon të mrekullojë me paraqitjet e tij në Bundesligën 2 të Gjermanisë. 23-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës, mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Nurnberg, që përfundoi me shifrat 2-2.
Për Cekën ky ishte goli i katërt në 27 ndeshje, teksa shqiptari, ka regjistruar edhe 8 asiste në kampionat këtë sezon. Mesfushori mban numrin 10 mbi shpinë, teksa është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Magdeburgut, që renditet në vendin e 11-të në renditje.
Barazimi i mjaftoi skuadrës të Cekës ta siguronte mbijetesën edhe matematikisht në elitën e dytë gjermane. Në duelin e sotëm, shqiptari rezultoi futbollisti me notën më të lartë te skuadra e tij, teksa u vlerësua me 7.3 nga “Flashscore”.
Arena e Lajmit
” “