Zile himni i Champions-it, 7 sekretet e Halandit

Erling Halandi nuk lë asnjë indiferent, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Sulmuesi norvegjez po thyen shumë rekorde që në sezonin e tij të parë te Mançester Siti.

xcff

Dhe kur nuk luan, 22- vjeçari ka disa rutina jashtë fushe, që tifozët e “qytetarëve” duhet t’i dinë.

1. Liga e Kampioneve është një turne special për të gjithë lojtarët. Por norvegjezit i është kthyer në një fiksim deri në pikën sa si zile alarmi për zgjimin ai përdor himnin e “Champions”-it. Në 2019-ën ai tregoi: “Është nisja perfekte e ditës sime. Zgjohem çdo ditë më të dhe është një nisje perfekte e ditës sime”.

2. Dieta e tij ditore arrin në 6 mijë kalori falë një ushqimi me shumë vitamina, hekur, magnez, që përfshin edhe mëlçitë dhe zemrat e lopës. Për më tepër, atij i përgatit një lazanjë speciale me shumë kalori edhe babai.

3. Pasi theu rekordin e golave në një sezon të Premier Ligës, sulmuesi, i cili është kandidat për të fituar edhe “Topin e Artë”, u pyet se si do ta festonte suksesin e tij. Ai tha se ishte një natë shumë speciale për të: “Do të shkoj në shtëpi dhe luaj videolojëra, ha diçka, fle dhe zgjohem duke menduar për Lidsin (ndeshjen e ardhshme)”. Por ai nuk guxoi të tregonte se çfarë loje do të luante, pavarësisht këmbënguljes së gazetarit të “Sky Sports”: “Nuk mund t’ua them, sepse do të më vinte shumë turp”.

4. Gjatë një interviste për kanalin zyrtar të klubit, Haland zbuloi se ai gdhihet në shtrat me topin pas çdo triplete që shënon: “Po, është e vërtetë. Më pëlqen me të vërtetë që pasi shënoj tre gola, dua të qëndroj pak më gjatë me topin. Prandaj e bëj dhe është një rutinë që do ta vazhdoj. Ato janë të dashurat e mia. I dua të gjithë”.

5. Forca fizike e Halandit është një fakt. Por ai e ka pasur atë që kur ka qenë një fëmijë 5-vjeçar. Ai mban rekordin botëror të kërcimit më të gjatë të një fëmije 5- vjeçar dhe e vendosi atë në 22 janar 2006, me kërcimin 1.63 metra. Rekordi është ende në fuqi.

6. Përpara se të niste aventurën e tij me Salcburgun në Austri dhe kur luante ende në kategoritë e ulëta në Norvegji, Erling Haland bashkë me shokët e tij Erik Tobias Sandberg dhe Erik Bothhaim krijuan një grup muzikor repi të quajtur “Flow Kingz”. “U përpoqëm të bëjmë një videoklip, përse jo? Në fund është një këngë e bukur, që ka pasur shumë shikime”, tha ai. Dhe ajo video ka më shumë se 10 milionë klikime në 6 vitet që ka në “YouTube”.

7. Adoleshenca e tij rastisi me shpërthimin e sulmuesit spanjoll, Miçu te Suonsi, i cili u bë idhulli i sulmuesit norvegjez dhe ai e konsideron një prej tre futbollistëve që e kanë frymëzuar më shumë në karrierë, bashkë me Zlatan Ibrahimoviçin dhe Kristiano Ronaldon.

ANDROKLI DRALO-Arena e Lajmit

” “


Zile himni i Champions-it, 7 sekretet e Halandit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook