Fredi Beleri del nga gjykata për t’iu drejtuar qelisë, pritet nga pjesëtarë të opozitës dhe mediat greke

Dfdfgfg

Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar nga gjykata e Vlorës ku është marrë masa arrest me burg për Fredi Belerin, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë.

Vetëm para pak momentesh Beleri ka dalë nga ambientet e gjykatës në një automjet të policisë që i është drejtuar qelisë në Tiranë ku gjykimi i tij do kalojë në duart e SPAK.

Në ambientet e jashtme kanë qenë mbështetësit e Belerit, pjesëtarë të opozitës si edhe përfaqësues të mediave greke.

Sipas raportimit Beleri është shprehur se është i pafajshëm në sallën e gjyqit dhe se akuzat që rëndojnë ndaj tij janë të paligjshme.

Fredi Beleri del nga gjykata për t’iu drejtuar qelisë, pritet nga pjesëtarë të opozitës dhe mediat greke

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook