Nuk kanë fund telashet për Gjimshitin, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet sërish

Nuk kanë fund telashet për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares, pësoi një tjetër dëmtim, në duelin e ditës së sotme që Atalanta zhvilloi në transfertë ndaj Salernitanës, sfidë kjo që u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit.  

 Atalanta-Pordenone amichevole

Në minutën e 70-të, shqiptari pësoi një goditje në këmbën e djathtë dhe u detyrua të zëvendësohej duke i lënë vendin Demiralit. Në ditët në vijim pritet të mësohen përgjigjet e analizave të dëmtimit të Gjimshitit, i cili nuk duket të jetë shumë serioz.  

Një sezon i pafat për Gjimshitin pasi kujtojmë se mbrojtësi ishte rikthyer i gatshëm vetëm para disa ndeshjeve pasi vuante një tjetër dëmtim. 

Kujtojmë se në muajin qershor, Shqipëria luan dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 dhe Gjimshiti është një element thelbësor për kuqezinjtë e trajnerit  Silvinjo.  

“Gjimshiti duhej të dilte për një goditje, por nuk mendoj se është ndonjë gjë serioze”, deklaroi trajneri Gasperini pas ndeshjes.  

Arena e Lajmit

” “


Nuk kanë fund telashet për Gjimshitin, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet sërish

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook