Pioli: Së shpejti me Leaon, duhet të fitojmë 4 ndeshjet e fundit

Vendimi ishte marrë para derbit, por me siguri që humbja e së mërkurës ia ka ulur edhe më shumë dëshirën për konferenca shtypi Stefano Piolit. Trajneri kuqezi nuk foli për mediat ditën e djeshme në kuadër të ndeshjes me Specian (sot në 18:00), por nuk iu shmang disa deklaratave për televizionin e klubi

pioli

Çfarë ndodhi në derbi?

E nisëm shumë keq, ndërkohë që Interi ishte tmerrësisht i saktë. Gabuam taktikisht, por edhe teknikisht humbëm shumë duele. Dy gola aq shpejt na krijuan vështirësi të tjera, ndërkohë që ne nuk gjetëm dot një gol që mund ta lehtësonte reagimin.

Po, por në pjesën e dytë ishit më mirë…

Donim patjetër një reagim për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Në pjesën e dytë bëmë diçka më mirë, por goli nuk erdhi. Pikënisja për derbin e kthimit duhet të jetë pikërisht pjesa e dytë.

Keni folur me djemtë?

Zhgënjimi është normal e nuk na vjen mirë që u paraqitëm në atë mënyrë. Dëshironim një tjetër rezultat dhe duhet të kemi vullnetin për të reaguar të martën.

A ishte qasja gabimi më i madh që bëtë?

Me siguri që nuk e nisëm siç e kishim përgatitur. Goli i Interit në zbritjen e parë që bëri na bën të kuptojmë se duhet të jemi më të vëmendshëm. Sidomos në duelet gjatë goditjeve standarde. Në ndeshjen e kthimit do të reagojmë.

Çfarë ju bën kaq optimist?

E njoh skuadrën dhe lojtarët e mi. Interi është i fortë, por edhe ne nuk jemi aq keq. Do të jetë një ndeshje e rëndë në aspektin mendor për të dyja skuadra, por me siguri që kemi shanse për të korrigjuar gjithçka.

Si e shpjegoni problemin kronik të goditjeve standarde?

U kapëm në befasi, pavarësisht se me centimetrat nuk është se jemi fort mirë.

Këto ditë skuadra ka qenë më e qetë apo më e përqendruar?

Gjëja më e mirë do të ishte diçka e mesme, por sigurisht që duhet të shqetësohemi. Sidoqoftë, lojtarët e mi janë profesionistë të mëdhenj dhe e dinë se kemi një shans të fundit. Do të duhet të luajmë me gjithçka që kemi, duam të përmbysim një situatë të vështirë, por jo të pamundur.

Sa shanse ka Milani të shkojë në finalen e Champions-it?

Është e vështirë, nuk do të jetë një shëtitje apo një ndeshje e lehtë, dhe e dimë. Do të përpiqemi të shënojmë, të marrim epërsinë, vetëm se duhet të besojmë dhe të luajmë më mirë se të mërkurën, veçanërisht në pjesën e parë.

A do të ndikojë derbi në ndeshjen me Specian?

Kampionati është shumë i rëndësishëm, do të përpiqem të bëj zgjedhjet më të mira për të provuar të fitoj kundër Specias dhe më pas do të mendoj se si mund të përmbysim rezultatin e derbit. Për këtë jam i bindur, por fillimisht duhet të mendojmë për Specian. Në kampionat na nevojiten katër fitore për të shpresuar për një vend mes katër të parave në fund të kampionatit.

Si është gjendja e të dëmtuarve?

Dëmtimi i Benaserit na ka prishur shumë punë. Si për momentin e sezonit në të cilin jemi, ashtu edhe për llojin e problemit delikat që ai ka. Leao nuk do të jetë as me Specian, por synoj ta kem gati për Interin. I njëjti diskutim vlen për Kruniçin dhe Mesiasin. Mund të them se katër ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për sezonin tonë.

A do të ketë rrotacion ndaj një Specia që lufton për mbijetesë?

Rrugëtim pak i çuditshëm ai i Specias. I kam parë me kujdes ndeshjet e fundit të tyre dhe kanë merituar më shumë se sa kanë korrur. Për ta do të jetë një ndeshje delikate, duke qenë se janë për herë të parë në zonën e rënies. Pres që të kemi përballë një kundërshtar shumë të kujdesshëm, shumë të vendosur, shumë konkret, ashtu siç duhet të jemi edhe ne. Për sa i përket rrotacionit, jam duke i vlerësuar me kujdes të gjitha situatat. Skuadra është mirë. Besoj se tani, përtej gjendjes fizike, ndeshjet e fundit do të luhen me mendje dhe me zemër. Këto janë ato në të cilat duhet të përqendrohemi.

REINOLD BAKALLI-Arena e Lajmit

” “


Pioli: Së shpejti me Leaon, duhet të fitojmë 4 ndeshjet e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook