Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme në një takim elektoral me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lezhës në zgjedhjet e 14 majit, Pashk Gjoni.

Nga atje Berisha i ka bërë thirrje kandidatit socialist për Shkodrën, Benet Beci, duke i thënë se ka edhe “48 orë kohë të tërhiqet që t’i mbetet pak nder”.

Ai shtoi se të ftosh shkodranët të votojnë “flamurin e Edi Ramës” do i mbetet peng Becit gjithë jetën,

“Në 14 maj iu ftoj në përkushtimin tuaj ndaj lirive e dinjitetit të Shkodrës të votoni numrin 1. Është votë për pluralizmin politik, votë për idealet tuaja. Asnjë qytet nuk ka sakrifikuar sa Shkodra për pluralizmin dhe vlerat e tij.

Rugës nga Lezha pashë. Pjerini kishte shkruar për ne, po vijë talebanët. Mu kujtua Bardh Spahia i cili qeverisi me një këshill socialist dhe nuk i konsideroi kundërshtarë talebanë, por i konsideroi kundërshtarët si njerëz me të cilët në emër të interesave të Shkodrës duhet të negocionte. I garantoj socialistët e Shkodrës, Bardh Spahia është më afër tyre se Benet Beci që përfaqëson Edi Ramën.

I thashë dy fjalë në stadium Benet Becit, ja them dhe tani. Benet ke dhe 48 orë, tërhiqu që të të mbetet pak nder. Sepse të ftosh ti shkodranët të vijnë dhe të votojnë për flamurin e Edi Ramës do të mbetet peng gjithë jetën. E di vetë, Shkodra ka bërë zgjedhjen.

Sot në vend është instaluar një pushtet që përçmon dhe sheh me neveri e mungesë respekti qytetarin. Kush e ka diskriminuar në këtë mënyrë veriun dhe Shkodrën, vetëm Rama e ka bërë. Ramën po nuk e votove të ka armik. Sapo erdhi në pushtet, hoqi ndihmën ekonomike për 20 mijë familje në qarkun e Kukësit. Po sot. 80% e qytetarëve që jetojnë në varfëri, nuk marrin ndihmë ekonomike jo se nuk ka para, por për atë qytetarët edhe aq shumë e kanë. Edi Rama është një armik i ekzistencës sonë. Nëse ekzistenca jonë përcaktohet nga qenia jonë si komb në këto troje, ne nuk jemi pakësuar kurrë si në 8 vitet e Ramës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit