Afron dita e derbit 170, statistika dhe kuriozitete të përballjeve mes Partizanit dhe Tiranës

Deri tani janë luajtur 169 takime  mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2023 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat. Bilanci – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 70 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 47 fitore. 52 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Tirana Partizani derbi

GOLAVARAZHI – 228 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 183 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi: Sfidën e fundit e vendosi Skuka në minutën e shtatë të lojës pas një krosi nga e majta.

DIFERENCA – 33 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate:
12/10/13 Partizani-Tirana 1-0;
07/02/14 Tirana-Partizani 1-0;
22/03/14 Partizani-Tirana 1-1;
26/09/14 TiranaPartizani 0-0;
08/12/14 Partizani-Tirana 2-0;
13/03/15 Tirana-Partizani 1-2;
04/05/15 Partizani-Tirana 2-2;
03/10/15 Partizani- Tirana 1-0;
07/ 12/15 Tirana-Partizani 0-0;
04/03/16 Partizani- Tirana 2-0;
04/05/16 Tirana-Partizani 2-2;
25/09/16 Partizani-Tirana 0-0;
01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0;
20/02/17 Partizani-Tirana 2-1;
28/04/17 Tirana-Partizani 1-2;
28/09/18 Tirana-Partizani 0-1;
30/11/2018 Partizani-Tirana 2-1;
01/03/19 Tirana-Partizani 0-0;
12/05/19 Partizani-Tirana 2-1;
29/ 09/19 Tirana-Partizani 1-2;
13/12/19 Partizani-Tirana 1-2;
28/02/20 Tirana-Partizani 5-1;
10/07/20 Partizani-Tirana 1-1;
4/12/2020 TiranaPartizani 0-0);
21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0;
13/03/21 Tirana-Partizani 1-2;
13.05/21 Partizani-Tirana 0-0;
25/10/21 Tirana-Partizani 1-1;
23/12/21 Partizani-Tirana 1-2;
05/03/2022 Tirana-Partizani 0-0;
07/05/ 2022 Partizani-Tirana 1-2;
02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2;
21/12/2022 Tirana-Partizani 0-1;
06/03/2023 Partizani-Tirana 2-0;

ISH-ët – Engjëll Hoti ishte një nga transferimet më të bujshme të Partizanit në verë, jo vetëm për cilësitë e tij, por edhe për faktin se kaloi nga Tirana te Partizani. Ndërkohë, një tjetër “ish” i kësaj sfide është Ardit Hila, i cili ishte pjesë e Partizanit në sezonin 2018-’19, kur u shpallën kampionë. Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, njihet gjithashtu për karrierën e tij te Partizani si futbollist. Gjithashtu zëvendëstrajneri i bardhebluve, Karapici, dhe drejtori Osmani, kanë të shkuar si futbollistë me Partizanin.

HISTORIA – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat” e kuq fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi. Shpagimi – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

Arena e Lajmit

” “


Afron dita e derbit 170, statistika dhe kuriozitete të përballjeve mes Partizanit dhe Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook