Athina zyrtare reagon pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë Fredi Beleri.

Ministria e Jashtme e Greqisë deklaron se pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Fredi Beleri, një eksponent i njohur i minoritetit grek në jug të vendit u arrestua gjatë natës, sipas policisë për shit-blerje votash, por ende nuk ka një informacion zyrtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit